Për katër ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindisi.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau dhe pamje nga kjo ngjarje sportive.
Rama u shpreh se kjo ngjarje sportive këtë verë mbush 12 edicione
“Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione, që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje të veçantë, si ajo e varkave me vela, mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, theksoi Rama.
