Shqipëria gjatë ditës së premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Ndërsa të shtunën parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm me diell, vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut vende-vende mund të jenë në formën e shtrëngatave.
Edhe e diela pritet të mbajë me mot reshje lokale shiu paradite deri në mesditë, ndërsa pasdite me diell.

/Motilokal.com
