Keni bërë plane për fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Maqedoni

Keni bërë plane për fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell e vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu.

Dita e shtunë do të jetë paradite me diell e vranësira të ulëta deri mesatare, pasdite jostabile vende-vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie.

E diela pritet të mbajë pjesërisht me vranësira, nga mesdita jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

/Motilokal.com