Keni bërë plane për fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Gjermani

Keni bërë plane për fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe reshje të lokale shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re e reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 18 deri në 23 °C. E diela parashihet me reshje të lehta shiu paradites, ndërsa pasdite me diell. Temperatura pritet të luhaten nga 17 deri në 21 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë me re dhe kthjellime, mundësi për riga shiu. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 20 °C. E diela pritet të jetë me reshje të lehta shiu dhe kthjellime. Temperaturat do të sillen nga 16 deri në 22 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë kryesisht me re. Temperatura do të luhaten nga 17 deri në 20 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me re dhe diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 16 deri në 23 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë kryesisht me vranësira e reshje shiu, me temperatura nga 13 deri në 15 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re e reshje të lehta shiu. Temperatura do të lëvizin prej 16 deri në 19 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re, në mbrëmje me reshje të lehta shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 17 deri në 22 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht me re e diell, ku temperaturat do të sillen nga 16 deri në 22 °C.

/Motilokal.com