Ish-presidenti i Kosovës, tani deputet në Kuvend, Behgjet Pacolli ka treguar një ngjarje nga Zvicra, ku kreu i departamentit të hetimeve të kantonit Ticino e mban përgjegjës kreun e departamentit perkates për prerjen e tre bredhave në një parcelë private diku thellë në një pyll.
Madje ai e ka marrë si shembull këtë duke kërkuara që Qeveria e Kosovës të ndaloj prerjen e pyejeve.
Postimi i plotë:
Sot lexova një artikull të mirë, kreu i departamentit të hetimeve të kantonit Ticino e mban përgjegjës kreun e departamentit perkates për prerjen e tre bredhave në një parcelë private diku thellë në një pyll.
Sa bukur është kjo… e në Kosovë po priten mijëra e mijëra hektarë pyje (duke prishur ekuilibrin ekologjik) dhe të gjitha kundërshtimet që ne i bëjmë kësaj dukurie shkatërruese bien në vesh të shurdhër, pa asnje përgjegjësie madje as morale.
Ruajeni natyrën e Kosovës, ju lutem!!!! Kosova çdo ditë e më shumë po shkatërrohet.
Qeveri, bëj diçka kundër këtij fenomeni!
/Motilokal.com
