Moti për këtë javë në Shqipëri

Moti për këtë javë në Shqipëri

Moti për javën e ardhshme në Shqipëri parashihet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me diell, por nuk do të mungojnë rrebeshet e shiut, kryesisht orëve të pasdites.

Ndërsa për ata që planifikojnë të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Të hënën pritet të mbajë mot i ngrohtë, pothuajse i kthjellët dhe diell.

Ditën e martë do të mbajë mot me reshje të lehta shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite me diell.

E mërkura parashikohet me mot të nxehtë dhe pjesërisht me vranësira e diell.

/Motilokal.com