Moti javën e ardhshme në Kosovë do të mbajë kryesisht stabil, i ngrohtë, me diell dhe nuk do të mungojnë rrebeshet e shiut me bubullima e breshër.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.
Dita e marte do të jetë me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell, pasdite parashihen rrebeshe shiu, bubullima dhe mundësi për breshër.
Të mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë paradite, gjatë pasdites priten rrebeshe shiu e bubullima.

/Motilokal.com
