Parashikimi i motit për ditët e para të korrikut në Maqedoni

Parashikimi i motit për ditët e para të korrikut në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë e diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Në pjesët verilindore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu.

Dita e martë do të mbajë me diell dhe ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me reshje lokale të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

E mërkura do të jetë pjesërisht të vranët dhe i paqëndrueshme, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër.

/Motilokal.com