15 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur nga përmbytjet në Kinë

15 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur nga përmbytjet në Kinë

Të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa katër të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të shirave të dendur që kanë goditur Kinën që nga e hëna.

Sipas televizionit shtetëror CGTN, të gjitha vdekjet u raportuan në komunën jugperëndimore Chongqing.

Shirat kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu duke dëmtuar prona, si dhe detyruan dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosen. Shirat goditën disa pjesë të Kinës pasi vendi përjetoi temperatura të larta gjatë javëve të fundit. Nxehtësia anormale lidhet me ndryshimet klimatike, transmeton Anadolu.

Presidenti kinez, Xi Jinping, u bëri thirrje autoriteteve të "ofrojnë siguri për popullatën dhe pronat në zonat e prekura".

Për të zbutur ndikimin e shirave dhe përmbytjeve, Xi kërkoi "koordinim, konsultim dhe kërkim" midis departamenteve të ndryshme, si dhe përmirësim në paralajmërimet dhe parashikimet e hershme.

China Daily raportoi se në provincën Hunan rreth 95 mijë njerëz janë prekur nga shirat e dendur dhe përmbytjet, ndërsa 14 mijë janë evakuuar nga autoritetet lokale.

Mbi 85 mijë njerëz janë evakuuar gjithashtu nga provinca Sichuan në zona më të sigurta, ndërsa shiu dhe përmbytjet shkaktuan gjithashtu rreth 80 milionë dollarë humbje ekonomike në provincën Hunan.

Sot, Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës përsëriti alarmin e verdhë për temperatura të larta mes valëve të të nxehtit në shumë pjesë të vendit.

/Anadolu/ Motilokal.com