Komuna e Prishtinë përmes një njoftimi, duke u bazuar në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
Edhe mbrëmë dhe sot në mëngjes Motilokal ka lajmëruar se në Kosovë priten stuhi shiu me erëra të forta e breshër.
Njoftimi i plotë:
Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, të cilat do të përcillen me erëra të forta.
Një mot i tillë parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premten.
Andaj, Komuna e Prishtinës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit.
“Mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta. Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë 📞0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!.
/Motilokal.com
Foto: Shpetim Kaliçani
