“Assisto Smart Marketing” në Prishtinë shpall vende të lira për agjentë të thirrjeve. Bëhuni pjesë e një kapërcimi të madh në karrierën tuaj! Një staf zvicerano-kosovar me përvojë të gjatë do t’ju ndihmojë që ta realizoni në mënyrën më të mirë këtë ndërmarrje tuajën. Zyra supermoderne mu në qendër të Prishtinës dhe kushtet fantastike të punës janë pjesë e investimeve, të vëna në shërbim tuajin për t’i arritur objektivat tuaja.
Bashkojuni ekipit të “Assisto Smart Marketing” dhe jetojeni Zvicrën në vendin tuaj!
Kualifikimi dhe kriteret
• Niveli i gjuhës gjermane C1(preferohet dialekti zviceran).
• Shkolla e mesme e përfunduar.
• Përvojë pune së paku dyvjeçare si lider i ekipit.
• Njohuri elementare në Microsoft Office, në veçanti të programeve Excel, Word si dhe të përdorimit të internetit.
• Aftësi për të marrë përsipër përgjegjësitë që u takojnë.
• Aftësi për të kuptuar drejt objektivat e kompanisë si dhe për të treguar vetëmohim për realizimin e tyre.
• Aftësi për të punuar në grup.
• Përpikëri dhe korrektësi në punë.
Përfitimet:
• Kontratë të punës;
• Pagë bazë 1200€ + bonuse;
• Mundësi të avancimit profesional dhe
• Ambient të këndshëm dhe shoqëror
Orari i punës: e hënë – e premte, 08:30 – 17:00.
Të gjithë të interesuarit për aplikim mund ta dërgojnë CV-në e tyre email:
[email protected] ose në 043 987 987
