Imazhet satelitore të dala nga satelitët Albanian 1 dhe 2 kanë pasur një rol domethënës në vëzhgimin konciz të territorit dhe ekonomisë së hapësirës. Gjysma e territorit të Shqipërisë, 13 mijë e 416 km 2 është monitoruar rregullisht nga Satelitët Albania 1, Albania 2 duke ofruar për institucionet të dhëna me rëndësi për zjarret, përmbytjet dhe ndërtimet pa leje.
Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të dikastereve të ndryshme, në det e terren kanë theksuar sot dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se dy satelitëve Albanian 1 dhe 2 i janë shtuar edhe 8 të tjerë për të sjellë imazhe më të qarta pa asnjë kosto shtesë, të ofruara nga Kompania Hapësinore. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.

“Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamundur korrupsionin”, tha Rama.
Megjithatë, edhe pse fokusi ishte për satelitët, Rama e vuri theksin edhe tek digjitalizim i shërbimeve të Kadastrës. Kryeministri e cilësoi si sukses digjitalizimin e shërbimeve publike.

“Shqipëria është botërisht e njohur nga institucionet ndërkombëtare si vend lidr në rajon për shërbimet e digjitalizuara publike. Më vjen mirë që hoqëm një barrë të tmerrshme nga shpina për titujt e pronësisë dhe aksesit të qytetarëve të pronësisë, Duke kaluar në një fazë të re dhe shumë të avancuar. Kadastra ka kaluar në sistem të digjitalizuar, gjë që ka krijuar një konfuzion të madh brenda sistemit të shërbimit tek individët e mësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtruar pushtetin e tyre të vogël”, tha Rama.
Duke vijuar komentin e tij për shërbimet e digjitualizuara të Kadastrës, Rama ka paralajmëruar se nga sektori i Kadastrës do të ketë shumë dorëheqje, për shkak të vendosjes edhe të sistemit të ri digjital. Rama tha se do të këtë lëvizje nga shumë ata punonjës që kanë qëndruar në këtë institucion padrejtësisht, por gjithsesi bëri thirrje edhe për punonjës të rinj, të cilëve u garantoi paga konkurruese.

“Dje më çonte një screenshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre dhe se po iknin punonjësit. Po ata ndoshta ikin se nuk iu vjen ndonjë copë e majme. Kjo është mundësi e madhe për të gjithë ata të rinj të shkolluar që të shërbejnë për shtetin, me paga konkurruese për tregun, siç do të jenë ato të Kadastrës. E kam shumë të qartë se në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht”, tha Rama.
Një thirrje e pati edhe për ekspertët e IT të cilët i ftoi të punonin në shtet me paga konkurruese.
Nga 3 korriku, nuk do të ketë asnjë sportel të Kadastrës pasi çdo shërbim do digjitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania” duke nisur sot kështu dhe reformën e Kadastrës.
Lajmin e bëri të ditur më 30 qershor kryeministri Edi Rama ku ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës.
/Motilokal.com
