Mijëra peshq kanë ngordhur për shkak të mungesës së oksigjenit pasi nivelet e ujit ranë në mënyrë drastike në lumin El-Aziz në Maysan, Iraku jugor, pranë kufirit iranian.
Industria vendase e peshkimit, një burim i rëndësishëm të ardhurash për banorët e zonës, është goditur rëndë nga rritja e temperaturave dhe tkurrja e nivelit të ujit.
Kur peshqit ngordhën si pasojë e rënies së rrjedhës së ujit në lumin Al-Ezz, vendasit raportuan shqetësimet e tyre tek autoritetet.
Raportohet se qeveria irakiane nisi një hetim për ngordhjet e peshkut në kë zonë.
/Motilokal.com
