Stuhia ekstreme përfshin Spanjën, ja sa litra shi ranë/ VIDEO

Stuhia ekstreme përfshin Spanjën, ja sa litra shi ranë/ VIDEO

Një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu ka shkaktuar dëme të mëdha në Zaragoza të Spanjës.

Reshjet e forta që përfshinë provincën e Zaragozës dhe kryeqytetin, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha me rrugët dhe autostradat të kthyera në lumenj.

Mediat spanjolle raportojnë se në më pak se një orë, janë regjistruar reshje deri në 54 litra për metër katror.

Niveli i ujit gjatë vërshimeve ka qenë tepër i lartë sa që ka detyruar zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit që të zhyten për të nxjerrë qytetarët nga automjetet.

Autoritetet spanjolle po mbajnë në fuqi nivelin e alarmit portokalli për provincën e Zaragozës, për shkak të parashikimeve për reshje të tjera të dendura shiu, breshëri, por edhe për shkak të erërave të forta.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

/Motilokal.com