Pas muajit të parë të verës (muaji qershor) me mot me reshje shiu, stuhi, breshër tabela meteorologjike ndryshon jo vetëm për Shqipërinë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit evropian dhe kryesisht Evropën mesdhetare.
Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë vendin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.
Vlen për t’u theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike në Shqipëri.
Të hënën pritet të mbajë mot i nxehtë dhe diell.
Ditën e martë do të mbajë mot edhe më i nxehtë dhe diell.
E mërkura parashikohet të jetë me mot përvëlues dhe diell.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
