Pas ditëve me reshje rekorde shiu, stuhi, rrufe, breshër dhe fenomene të papara më parë në Kosovë, tashmë do të kemi ndryshim të kushteve atmosferike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë vendin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.
Vlen për t’u theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike në Kosovë.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.
Dita e marte do të jetë me mot të nxehtë dhe diell.
Ndërsa e mërkura pritet të mbajë mot përvëlues dhe me diell.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
