Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare.
Dita e martë do të mbajë me diell dhe ngrohtë e erë të dobët deri mesatare nga veriu.
E mërkura do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
