Qershori 2023 më i ngrohti në botë, por si ishte në Kosovë

Qershori 2023 më i ngrohti në botë, por si ishte në Kosovë

Qershori i vitit 2023 ishte jashtëzakonisht i ngrohtë për disa rajone në mbarë botën, duke thyer qindra rekorde të temperaturës. Ai u regjistrua si qershori më i ngrohtë që nga viti 1979 në mbarë botën.

Temperatura mesatare e qershorit 2023 në Evropë u luhat me 0.73 °C mbi nivelet e periudhës 1991-2020, ndërsa globalisht me 0.53 °C mbi nivelet e periudhës 1991-2020. Devijimet më të mëdha pozitive të temperaturës u regjistruan në rajonet e Evropës Veriore dhe Perëndimore, ku vende si Anglia, Irlanda, Belgjika dhe Holanda shënuan qershorin më të ngrohtë të regjistruar. Devijime negative u vunë re në Rusinë Veriperëndimore, Ballkan dhe Turqi.

Shira të ftohtë dhe të dendur në Ballkan

Ndryshe nga Evropa Veriore dhe Perëndimore, në Ballkanin Jugor, Greqi, Turqi dhe Rusinë Perëndimore temperatura ishte nën mesataren, siç ndodhi në prill dhe maj. Afër temperaturës mesatare në Spanjë dhe Itali.

Edhe në Kosovë qershori u përshkrua me mot të lagësht, të freskët, më shumë reshje shiu, stuhi dhe breshër.

/Motilokal.com