Në Johanesburg bie borë për herë të parë pas 11 vitesh

Në Johanesburg bie borë për herë të parë pas 11 vitesh

Banorët e qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg, u mahnitën të hënën nga reshjet e para të borës në më shumë se dhjetë vjet dhe disa fëmijë panë borë për herë të parë.

Ndërsa në pjesë të Afrikës së Jugut reshjet e borës janë të rregullta në hemisferën jugore në muajt e dimrit nga qershori deri në gusht, Johannesburg pa borë për herë të fundit në gusht 2012.

Në rrjetet sociale, banorët e Johanesburgut e përshkruan borën si "magji të pastër" dhe një "fillim të mrekullueshëm të javës".

Profesorja e gjeografisë fizike në Universitetin e Witwatersrand Jennifer Fitchett tha për gazetën South African Times se bora nuk ka gjasa të zgjasë dhe se ajo është shkaktuar nga rritja e lagështisë, temperaturat e ulëta dhe erërat e ftohta, shkruan The Guardian.

"Ndodh një herë në dhjetë vjet. Ne nuk jemi një zonë që ka shumë reshje bore dhe kjo është pjesërisht për shkak se kemi kushte të thata në dimër", tha ajo.

Bora e fundit ra në vitin 2012 dhe më parë në 2007.

Bora bie në Johanesburg mesatarisht një herë në pesë vjet, dhe reshjet më të mëdha të borës që shihen të hënën ndodhin çdo 10 deri në 20 vjet, tha profesori i klimatologjisë në Universitetin e Witwatersrand, Francois Engelbrecht për faqen e lajmeve të Daily Maverick.

Meteorologu i Shërbimit Meteorologjik të Afrikës së Jugut Wayne Venter i tha Daily Maverick se kushtet nuk ishin ekstreme dhe nuk mund të thuhet se ishin për shkak të ndryshimeve klimatike.

/Motilokal.com