Shpërthen vullkani në Islandë/ VIDEO

Shpërthen vullkani në Islandë/ VIDEO

Vullkani Fagradalsfjall, i cili ndodhet pranë kryeqytetit të Islandës Reykjavik ka shpërthyer duke nxjerrë llavë dhe tym.

Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16.40, në Litli Chroutur, që ndodhet disa kilometra larg vendeve të dy shpërthimeve të mëparshme që ndodhën në 2021 dhe 2022.

Autoritetet lokale thanë se nuk kishte asnjë rrezik të menjëhershëm për njerëzit në zonë. Vullkani ndodhet në jugperëndim të vendit, në gadishullin Reykjanes, i cili njihet si një vend me aktivitet intensiv sizmik.


/Motilokal.com