Shoferi i një Nissan Armada dëmtoi një pemë 3000 vjeçare teksa tentoi të kalonte nëpër të

Shoferi i një Nissan Armada dëmtoi një pemë 3000 vjeçare teksa tentoi të kalonte nëpër të

Udhëtimet në natyrë shpesh frymëzojnë njerëzit dhe lënë një përshtypje të qëndrueshme, por një shofer i papërgjegjshëm me veturë të modelit Nissan Armada i injoroi të gjitha këto dhe bëri një lëvizje të tmerrshme.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Kaliforni, ku drejtuesi i Armadës ka tentuar të kalojë nëpër një lis gjigant të quajtur “The Shrine” dhe ka ngecur. Teknikisht, ai ia doli këtë, por jo pa shkatërruar pasqyrën e pasme dhe duke shkaktuar dëme në pemë.

Ky është një nga tre drurët e kuq që mund të kalohen, dhe kjo pemë vlerësohet të jetë rreth 3000 vjet e vjetër.

Pse shoferi vazhdoi të përpiqej të kalonte nëpër pemë kur ishte e qartë se ai nuk mund ta bënte këtë pa dëmtuar, është e vështirë të thuhet. Videoja e sjelljes së tij të papërgjegjshme u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

/Motilokal.com