Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti në Maqedoni

Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë i ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Dita e shtunë do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

E diela pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare nga juglindja.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com