Tornado godet Çikagon, raportohet për dëme të mëdha

Tornado godet Çikagon, raportohet për dëme të mëdha

Çikago është goditur nga shiu i dendur dhe erëra të forta. Në qytet u dëgjuan sirenat për të paralajmëruar banorët për tornadot që do të goditnin vendin.

Të paktën tetë tornado goditën zonën më të gjerë të metropolit amerikan, raportojnë mediat lokale.

Edhe pse sinoptikanët thonë se intensiteti nuk do të jetë aq i madh sa stuhitë që goditën qytetin në fillim të këtij muaji, por efektet janë intensive.

Të mërkurën, një tornado me shpejtësi ere prej 150 kilometra në orë goditi zonën Elgin në perëndim të Çikagos. Një numër i madh shtëpish u dëmtuan rëndë, megjithëse nuk ka viktima.

Skena ishte e ngjashme në Hadley, ku tornadot dëmtuan shtëpitë dhe shkulën pemët.

Në të njëjtën kohë, pasagjerët në aeroportin e O’Hare duhej të gjenin një vend të sigurt për t’i shpëtuar motit të ligë.

Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz u prekën nga ndërprerjet e energjisë elektrike që nga mbrëmja e së mërkurës dhe janë anuluar fluturimet e linjave ajrore.

/Motilokal.com