Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti në Gjermani

Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti në Gjermani

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, nxehtë dhe reshje lokale shiu.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pothuajse i kthjellët e me diell deri në orët e vona të pasdites, më pas priten ndonjë rrebesh i shkurtër shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 22 deri në 33 °C. E diela parashihet me mot pjesërisht me re dhe diell. Temperatura pritet të luhaten nga 22 deri në 28 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga 22 deri në 32 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me re, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes priten reshje shiu, temperaturat do të sillen nga 20 deri në 25 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re dhe reshje lokale shiu. Temperatura do të luhaten nga 22 deri në 33 °C. E diela parashihet të jetë kryesisht me kthjellime. Termometri pritet të shënon temperatura prej 19 deri në 25 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë kryesisht me diell. Temperaturat do të luhatën nga 20 deri në 32 °C. Dita e diel do të mbajë mot pothuajse i kthjellët paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperatura do të lëvizin prej 21 deri në 24 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë kryesisht me kthjellime e diell në pjesën e parë të ditës, pasdite priten reshje shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 22 deri në 33 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 25 °C.

/Motilokal.com