Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti në Zvicër

Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti në Zvicër

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë kryesisht i kthjellët e diell në pjesën e parë të ditës, nga pasditja priten vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 21 deri në 31 °C. E diela do të mbajë pjesërisht me re paradite, pasdite pothuajse i kthjellët. Termometri pritet të shënon temperatura prej 18 deri në 24 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me diell dhe shi. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 20 deri në 32 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot pjesërisht me re dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 24 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë kryesisht me diell dhe reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 31 °C. Moti të dielën parashihet me diell. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 27 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite priten reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 28 °C. Të dielën pritet mot me diell. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 25 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të lehta shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 22 deri në 27. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë pothuajse i kthjellët, priten edhe riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 23 deri në 28 °C

/Motilokal.com