Keni shkelur një iriq deti? Mësoni se çfarë duhet të bëni!

Keni shkelur një iriq deti? Mësoni se çfarë duhet të bëni!

Fshihen në mënyrë të përsosur në ujë dhe në breg, kur i vëreni, zakonisht është vonë.

Iriqët e detit kanë formë të rrumbullakët, e gjithë sipërfaqja e trupit u është e mbuluar me gjemba. Në det fshihen goxha mirë, mirëpo nëse shkelim mbi ta, përfundojmë me këmbën plot gjemba të imtë të thyer.

Meqenëse fjala është për depërtim të vogël në sipërfaqe të lëkurës, vendi i therjes bëhet dhembshëm, shpesh i skuqur, por mund të ënjtet seriozisht.

Eliminimi i gjembave është proces i dhimbshëm dhe i paevitueshëm, mirëpo nëse dëshironi t’i shmangni problemet e tjera, duhet patjetër të jeni shumë të kujdesshëm.

Njerëzit më së shpeshti therin shputat, por shumë rrallë pjesët e tjera të këmbëve apo të duarve.

Pavarësisht panikut fillestar që mund të ndjeni, përpiquni të rifitoni qetësinë dhe ndiqni hapat e mëposhtëm sapo të ktheheni në shtëpi.

Së pari, lagni zonën e prekur për 30 deri në 90 minuta në ujë të nxehtë sa të mundeni. Kjo do të ndihmojë në uljen e dhimbjes.

Më pas, ‘armatosuni’ me piskatore dhe shumë durim për të hequr gjembat. Pasi të keni hequr sa më shumë, aplikoni krem rroje në zonën e prekur dhe kaloni mbi të, butësisht, me një brisk.

Përfundoni procedurën duke larë zonën me sapun dhe ujë të bollshëm dhe shmangni “mbylljen” e plagës duke vendosur një fashë sipër saj.

Mos u shqetësoni për gjembat e mbetura pasi trupi do t’i “zhvendos” me kalimin e ditëve.

Në çdo rast, nëse vëreni skuqje ose qelb, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.

/Motilokal.com