Pije freskuese verore: Bëni një komposto të shijshme qershie pa konservues dhe limonadë

Pije freskuese verore: Bëni një komposto të shijshme qershie pa konservues dhe limonadë

Edhe pse kompostot përgatiten për dimër, ato mund të shërbejnë edhe si një pije freskuese e vërtetë verore. Ato mund të kombinohen me lloje të ndryshme frutash dhe të ëmbëlsohen me lloje të ndryshme ëmbëltuesish dhe ky version i shpejtë i kompostos së qershisë do t'ju kënaqë me shijen e tij.

Ka mënyra të ndryshme të përgatitjes së kompostos, si dhe mënyra të ndryshme të ruajtjes së këtij produkti. Nëse vendosni menjëherë të shijoni komposton, nuk do t'ju nevojiten aditivë si konservues.

Përbërësit që ju nevojiten për këtë komposto të shpejtë janë:

  • 300 gramë qershi
  • një litër ujë
  • ëmbëltues sipas dëshirës
  • një shkop kanellë ose disa karafila

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Në ujin e vluar shtoni qershitë e pastruara. Lërini të ziejnë për dy minuta që të zbuten qershitë dhe më pas ulim temperaturën.

Kur qershitë të jenë zbutur mirë, shtoni ëmbëltues sipas dëshirës. Për një version më të shëndetshëm, zgjidhni mjaltin. Kur ëmbëltuesi të tretët, shtoni një shkop kanelle ose disa karafila për të pasuruar më tej shijen e kompostos. Kur të ftohet, mund ta shërbeni me disa kuba akulli.

/Motilokal.com