Kapet pitoni më i madh birman, ja sa metra është i gjatë dhe sa kilogramë peshon/ VIDEO

Kapet pitoni më i madh birman, ja sa metra është i gjatë dhe sa kilogramë peshon/ VIDEO

Dy gjuetarë të Floridas së fundmi kapën gjarprin, që besohet të jetë pitoni më i gjatë pushtues burmez i regjistruar ndonjëherë.

Gjuetarët Stephen Gauta dhe Jake Waleri e kapën këtë gjarpër në Rezervën Kombëtare Big Cypress në Florida të Jugut në fillim të kësaj jave dhe postuan pamjet e luftës me gjarprin në mediat sociale.

Pasi e kapën, ata e sollën gjarprin në konservator, ku punonjësit e organizatës për mbrojtjen e natyrës deklaruan se gjarpri ishte 5 metra e 79 centimetra i gjatë dhe peshonte rreth 56 kilogramë. Gjatësia e saj krahasohej me lartësinë e një gjirafe të rritur.


Gjarpri më i gjatë i regjistruar më parë në Florida, gjithashtu një piton birman, ishte pesë metra e 48 centimetra i gjatë. Një nga biologët në rezervatin në Florida, Ian Easterling deklaroi se ka shenja që gjarpërinjtë e kësaj specie janë në rritje.

Pitonët burmezë janë vendas në Azinë Juglindore dhe konsiderohen si një specie pushtuese në Florida. Pitonët zakonisht gjenden pranë kënetave ose trupave të hapur ujorë. Për shkak të madhësisë dhe forcës së tyre, ato janë një kërcënim për jetën e egër vendase dhe ekosistemet e Floridës së Jugut.

/Motilokal.com