MOS E INJORONI/ Djersitja mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore

MOS E INJORONI/ Djersitja mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore

Djersitja e shtuar njihet edhe si hiperhidrozë dhe shfaqet për shkak të punës së shqetësuar të gjëndrave të djersës.

Kjo gjendje nuk shoqërohet domosdoshmërisht me temperatura të larta ose aktivitet të fuqishëm fizik dhe zakonisht prek pëllëmbët, sqetullat, këmbët dhe fytyrën.

Trajtimi i hiperhidrozës është i mundur. Nëse disa metoda më të thjeshta nuk ndihmojnë, mjeku mund të rekomandojë ilaçe dhe terapi dhe në rastin më të keq, mund të sugjerojë heqjen e gjëndrave të djersës.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se djersitja e shtuar mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore, ndaj nëse vëreni marramendje apo dhimbje në gjoks, nofull, fyt apo duar bashkë me djersitjen, sigurohuni që të kërkoni ndihmë profesionale.

Djersitja mund të jetë shkak i gjendjeve të ndryshme shëndetësore si: hipertiroidizmi, menopauza, malaria, leucemia, sëmundje të ndryshme neurologjike dhe infeksione.

Prandaj, mjekët sugjerojnë ekzaminime nëse djersitja ju shqetëson përditshmërinë, krijon stres emocional dhe keni djersitje gjatë natës pa ndonjë arsye të veçantë.

/Motilokal.com