Ministria e Shëndetësisë e Kosovës me rekomandime për shmangien e vapës

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës me rekomandime për shmangien e vapës

Ministria e Shëndetësisë e Kosovë ka publikuar një varg rekomandimesh për qytetarët, në tejkalimin e vapës.

MSH përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike të mos ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në 17:00.

Është rekomanduar edhe mbajtja e trupit të freskuar, veshja e rrobave të lehta dhe të gjera, pirja e shumtë e ujit, shmangie e pijeve me sheqer, alkoolit dhe e kafeinës, mbajtja e shtëpisë freskët, e të tjera.

Ministria rekomandoi që nëse paraqiten simptoma të kokëdhembjes, mundimit, marramendjes, tharjes së gojës e lëkurës, të lajmëroheni te institucioni më i afërt shëndetësor.


Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë:

QYTETARË TË DASHUR!

KUJDES NGA TEMPERATURAT E LARTA!

Duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve).

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C janë:

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Kujdesi gjatë temperaturave të larta:

 Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;

Vishni veshje të lehta dhe të gjera;

Bëni dush të freskët;

Pini shumë ujë;

Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;

Mbani shtëpinë tuaj të freskët:

Hapni dritaret natën;

Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.

Qëndroni në hije.

Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturava të larta;

Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;

Nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor!


/Motilokal.com