Certifikohet temperatura më e lartë e regjistruar në Evropë

Certifikohet temperatura më e lartë e regjistruar në Evropë

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) ka pranuar një rekord të ri të temperaturës për Evropën kontinentale prej 48.8 °C (119,8 °F) të matur në Sicili më 11 gusht 2021. Një komitet ekspertësh ka verifikuar saktësinë e leximit të temperaturës, por ende nuk e ka publikuar raportin e plotë.

Ka mundësi që ky rekord të thyhet në ditët në vijim me intensifikimin e valës së të nxehtit.

Rekordi i mëparshëm i verifikuar i temperaturës maksimale më të lartë për Evropën kontinentale është 48.0°C (118.4°F) dhe u vendos në Athinë më 10 korrik 1977.

/Motilokal.com