Greqia në 'luftë' me zjarret

Greqia në 'luftë' me zjarret

Greqia po vazhdon të luftojë me tri zjarre të mëdha që shpërthyen të hënën në rajonin qendror të Atikës, përfshirë kryeqytetin Athinë, raportuan mediat lokale të martën.

Zjarri në zonën e Dervenochoria është veçanërisht i fortë për shkak të ashpërsisë së rajonit dhe erërave të forta, tha transmetuesi publik ERT.

Zjarri po kërcënon gjithashtu një kullë valësh celulare dhe një fermë derrash në zonë. Rreth 140 zjarrfikës dhe 48 automjete, si dhe gjashtë avionë dhe një helikopter janë duke punuar për të vënë zjarrin nën kontroll, tha departamenti i zjarrfikësve.

Zjarri në Vioti është tashmë nën kontroll, ndërsa zjarrfikësit janë ende duke iu përgjigjur flakëve në Lutraki, tha departamenti, duke shtuar se erërat e forta po pengojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.

Ndërkohë, ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias njoftoi se të paktën dy persona janë arrestuar për lidhjet e tyre të dyshuara me zjarrin në Vioti dhe se hetimet për zjarre të tjera janë duke u zhvilluar.

Ai tha gjithashtu se të paktën 81 zjarre pyjore shpërthyen në gjithë vendin të hënën.

/Motilokal.com