I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e mërkurë në Shqipëri. Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Evropës Jugore.
Të mërkurën termometri pritet të shënojë temperatura prej 29 deri në 37 °C.
Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.
/Motilokal.com
