A duhet të hapen apo mbyllen dritaret gjatë temperaturave të larta të verës?

A duhet të hapen apo mbyllen dritaret gjatë temperaturave të larta të verës?

Vala e të nxehtit ka goditur vendin tonë dhe të gjithë po mundohemi të freskohemi sa më shumë dhe shpesh jemi në dilemë nëse duhet të hapim apo jo dritaret.

Amin Al-Habaibeh, një profesor në Universitetin e Nottingham, shpjegoi se çfarë është më mirë të bëni në një ditë të ngrohtë.

"Nxehtësia vjen kryesisht nga rrezatimi diellor dhe ajri i nxehtë. Është e rëndësishme të shmangni efektin serrë sepse rrit temperaturën në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se përgjigja në pyetjen nëse dritaret duhet të mbahen hapur varet nga disa faktorë.

“Hapni dritaret kur temperatura në shtëpi bëhet më e lartë se jashtë. Në të kundërt mbajini të mbyllura”, shton ai.

Ju sigurisht nuk dëshironi që ajri i ngrohtë të hyjë në shtëpinë tuaj dhe ta ngrohë atë më tej. Megjithatë, kur dielli perëndon, ajri i jashtëm do të fillojë të ftohet, kështu që është mirë të hapni dritaret për të ftohur shtëpinë.

Gjithashtu, nëse përdorni kondicioner për të ftohur ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj, atëherë duhet t'i mbani patjetër dritaret të mbyllura.

/Motilokal.com