Breshër në madhësinë e vezës, stuhia e fuqishme godet Slloveninë

Breshër në madhësinë e vezës, stuhia e fuqishme godet Slloveninë

Kur pjesa më madhe e vendeve të botës po vuajnë valën e nxehtësisë, Sllovenia është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me shi, breshër, rrufe dhe erëra mbi 100 km/h.

Si pasojë e stuhisë që ka përfshirë Slloveninë mbrëmjen e së martës janë shkatërruar disa çati shtëpiash, shembur pemë dhe shkatërruar linjat e energjisë elektrike.

Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth 250 prej tyre, të cilët ishin kamping në ambient të hapur, u evakuuan, njoftoi Administrata Sllovene për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën ndaj Fatkeqësive.

/Motilokal.com