Ushqyerja gjatë motit të nxehtë

Ushqyerja gjatë motit të nxehtë

Ushqime të lehta dhe cilësore

Kur bën vapë është mirë që të konsumoni vakte të lehta, të llojllojshme, të balancuara mirë dhe të rregullta, të përbëra nga përbërës sezonalë. Ushqimet me përmbajtje të lartë të ujit gjithashtu do ju ndihmojë të jeni të hidratuar në kushtet verore të motit.

Si ta freskoni trupin tuaj gjatë një vale të të nxehtit?

Konsumoni perime me përmbajtje të lartë të ujit, si domatet, kastravecët, lakra etj.

Konsumoni më pak kalori.

Konsumoni ushqime të lëngëta, si supë dhe gjella.

Konsumoni fruta, sidomos shalqi, pjepër, pjeshkë, kajsi etj.

Ushqimet që duhen evituar gjatë motit të nxehtë

Gjatë valës së të nxehtit duhet ta evitoni konsumimin e sasive të mëdha të mishit ose ushqimeve të pasura me proteina. Tretja e proteinave ka nevojë për një kapacitet më të madh digjestiv, i cili gjeneron nxehtësi.

Si ta përgatisni lëkurën për ekspozim ndaj diellit përmes ushqimit të duhur?

Një gamë e gjerë studimesh kanë treguar se disa vitamina (B3, C dhe E), karotenoidet, acidet yndyrore dhe polifenolet mund ta zvogëlojnë rrezikun e djegies nga dielli, duke e mbrojtur kështu lëkurën.

Konsumimi i një shumëllojshmërie frutash dhe perimesh është baza për një lëkurë të shëndetshme dhe rezistente.

Acidet yndyrore omega-3, vitamina B3 dhe astaksantina

Këta përbërës të peshkut kanë një efekt pozitiv në zvogëlimin e skuqjes të djegies nga dielli, në shërimin e plagëve dhe në përmirësimin e ruajtjes së lagështisë, duke reduktuar kështu shfaqjen e rrudhave.

Si burim më i pasur me origjinë shtazore i këtyre tre përbërësve është: salmoni, skumbria, harenga, sardelet, karkalecat. POR, nuk do të “gaboni” as me llojet e tjera të peshkut.

Si burim më i pasur me origjinë jo shtazore për këta tre përbërës janë arrorët si arrat, lajthitë, bajamet, fëstëkët, etj.

Likopeni, bioflavonoidet, vitamina A, C, E (“vitamina e bukurisë”)

Domatet, kajsitë, pjepri, rrushi, pjeshkat, shalqiri dhe boronicat janë burimet më të pasura ushqimore të këtyre përbërësve. Duke i konsumuar këto ushqime ju mund të reduktoni proceset inflamatore të lëkurës të shkaktuara nga efekti i rrezeve të dëmshme UV dhe me këtë t’i neutralizoni efektet e dëmshme nga ekspozimi në diell.

Beta-karoteni

Me beta-karoten lëkura merr më shpejt një ngjyrë më të errët, zvogëlohet mundësia e një alergjie ndaj diellit, ndërkohë që ka një kontribut të rëndësishëm në ngadalësimin e plakjes. Por, për të rritur efikasitetin e beta-karotenit dhe për ta përgatitur në kohë lëkurën për banjo dielli, 2-3 muaj para verës duhet të rritet konsumi i ushqimeve të pasura me beta karoten.

Është e rëndësishme të theksohet se beta-karoteni duhet të merret në formën e tij natyrale, d.m.th. nga ushqime të tilla si frutat dhe perimet me ngjyrë portokalli dhe perimet me gjethe jeshile të errët, sepse pikërisht atëherë është më efikas. Rekomandojmë ushqimet që e përmbajnë në sasi të mëdha si: karota, kajsia, pjeshka, mango, shalqiri, pjepri, spinaqi, sallata jeshile, lakra, lulelakra, brokoli etj.

/Motilokal.com