Borxh deri në ‘fyt’, ja ku e kishte fshehur ujëmatësin prishtinasi

Borxh deri në ‘fyt’, ja ku e kishte fshehur ujëmatësin prishtinasi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se një qytetar në lagjen Tophane me një borxh të madh është munduar të fsheh ujëmatësin në pusetën e mbuluar me kubëza betoni, transmeton Motilokal.com.

Në njoftim KRUP-së thuhet se konsumatori kishte menduar se nuk mund ta gjenin për të lexuar ujëmatësin, ndërsa kanë theksuar se nuk do të ndalen me shkyçje nga shërbimet e ujit për ata që nuk paguajnë.

Postimi i plotë:

Ky konsumatorë në lagjen ”Tophane” në Prishtinë me borxh mbi 1900 euro për ujë, përveç borxhli i madh, kishte fshehur pusetën ku e kishte vendosur ujëmatësin duke e mbuluar tërësisht me kubëza betoni, në mënyrë që mos të na lejonte qasje në lexim të ujëmatësit dhe me mendjen që nuk do e gjenim.

Nuk na zmbrapsin konsumatorët e tillë.

Nuk ndalemi me shkyçje nga shërbimet e ujit, për konsumatorët me borxhe të mëdha dhe ata që kanë kyçje ilegale.


/Motilokal.com