Bilanc tragjik/ Stuhia shkatërruese në Ballkan me jetëhumbje

Bilanc tragjik/ Stuhia shkatërruese në Ballkan me jetëhumbje

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë (BeH) dhe Serbi humbën jetën 5 persona.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas valës së të nxehtit të përjetuar ditët e fundit filluan shirat e dendur dhe stuhitë ku u mbyllën aeroportet për transport, pati ndërprerje të energjisë elektrike si dhe dëme materiale.

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një pemës në Kroaci. Në deklaratën nga Sindikata e Mbrojtjes Civile thuhet se dëme materiale kanë ndodhur në shumë automjete në kryeqytetin Zagreb.


Në deklaratë qytetarët janë paralajmëruar kundër stuhive të reja që vijnë mbi Slloveni. Në këtë vend është bërë e ditur se një person ka humbur jetën në qytetin Bled nga stuhia. Sipas mediave lokale, shumë pemë janë rrëzuar në të gjithë vendin dhe trafiku është ndërprerë. Të lënduarit nga stuhia janë dërguar për trajtim.

Në qytetin Bërcko të BeH-së u njoftua se një person ka humbur jetën ndërsa mbi 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Stuhia shkatërroi çatinë e aeroportit në qytetin verior të Banja Llukës. Në deklaratën nga aeroporti i Banja Llukës thuhet se stuhia ishte e fortë dhe aeroporti ishte i mbyllur për transport për shkak të dëmtimit të çatisë.

Mediat e vendeve të Ballkanit Perëndimor theksuan se një stuhi kaq e fortë nuk është përjetuar deri më tani.

/Motilokal.com