Çfarë po planifikoni për këtë fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Kosovë

Çfarë po planifikoni për këtë fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Kosovë

Moti në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës. Orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Të premten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Në ndonjë pjesë të vendit mund të ketë rrebeshe të shkurtra shiu dhe bubullima.

Ndërsa të shtunën parashihet mot shumë i nxehtë dhe diell.

E diela parashihet të mbajë mot me diell dhe nxehtë gjatë pasdites mund të ketë stuhi shiu, bubullima, rrufe dhe breshër.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com