Çfarë po planifikoni për këtë fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Maqedoni

Çfarë po planifikoni për këtë fundjavë? Shikoni si do të jetë moti në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë nxehtë, me vranësira të vogla lokale dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Dita e shtunë do të jetë me diell dhe shumë nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi perëndimor.

E diela pritet të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e fortë në zonat perëndimore nga perëndimi.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com