Këto ushqime nuk duhet t'i hani para se të notoni

Këto ushqime nuk duhet t'i hani para se të notoni

Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh kur futemi në det pas një vakti të ngrënë është të paktën 3-4 orë, edhe nëse disa këmbëngulin që pas një ore gjithçka është në rregull. Ndër të tjera, ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangim para se të notojmë.

Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat dhe bizelet

Bishtajoret, e sidomos fasulet dhe thjerrëzat, janë ushqime të pasura me fibra, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e trupit, por jo kur bëhet fjalë për notin. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë fryrje, ngërçe dhe parehati intensive në ujë, ndaj është mirë t’i shmangni në muajt e verës.

Ushqime pikante

Ushqimet e pikante mund të shkaktojnë shqetësime gastrointestinale, teksa nëse notoni në pozicion shtrirë, ka shumë mundësi për refluks.

Kafeina

Fatkeqësisht, kafeja është një opsion me rrezikshmëri të lartë, pasi kafeina mund të na mbushë me energji. Nuk ka rëndësi nëse është në kafe apo pije energjike, ajo mund të shkaktojë dehidratim, i cili përkeqësohet edhe më shumë nën diell dhe kripën e detit.

Petulla, akullore dhe pije freskuese

Në përgjithësi, nuk rekomandohet të hani ushqime të pasura me yndyrë përpara notit, pasi këto janë ushqime që mund të shkaktojnë dispepsi dhe shumë shpesh shkaktojnë ndjesi shumë të pakëndshme. Zgjidhni sherbete më të lehta (lëng me akull dhe manaferra dhe fruta të ngrira) ose vakte me pak kalori. Përveç kësaj thuaj jo pijeve të gazuara pasi mund të shkaktojnë fryrje dhe ngërçe.

/Motilokal.com