Ky është ‘shumëkëmbëshi’ nuk ka pengesë që e ndal!

Ky është ‘shumëkëmbëshi’ nuk ka pengesë që e ndal!

Nëse mendoni që ka ndonjë terren ku automjetet më të mira “4×4” nuk mund të futen dot, atëherë ju vjen në ndihmë një mjet i ri transporti që nuk ndalet para çdo pengese.

Motori me 18 rrota, i shpikur në Helsinki të Finlandës, është prezantuar së fundmi si një zgjidhje për të kapërcyer shtigjet më të vështira dhe për të kënaqur fantazinë e të pasionuarve pas ecjes në terrene të vështira.

Secila nga 18 rrotat ka nga një amortizator të veçantë, që bën të mundur ndjekjen në mënyrë të pavarur të trajektores individuale, falë një motori elektrik.

Rezultati është një udhëtim shumë më i rehatshëm edhe në rrugët ku makinat “4×4” do të hasnin probleme.

“Mjeti ynë është në gjendje të kalojë pengesat me shpejtësi të lartë. Kalon gurë deri në 35 centimetra të lartë, pemë të rrëzuara, bordura e madje edhe shkallë. Them me bindje që asnjë mjet tjetër në planet nuk e bën dot këtë”, tha për Reuters shpikësi i motorit me 18 rrota, Eldar Aliev.

Ai shpjegoi se sa më e lehtë të jetë rrota, aq më pak energji do të harxhojë kur të kalojë një pengesë dhe si pasojë, aq më pak energji do të përçojë mbrapsht te sasia, duke bërë që drejtuesi i mjetit të mos ndjejë lëkundjet.

Sipas Aliev, impakti pas goditjes së një pengese është 10 herë më i vogël se sa ai i një mjeti tradicional.

Kompania kërkon të thithë investitorë për të përpunuar prototipin dhe të prezantojë modelin përfundimtar brenda vitit 2023.

/Motilokal.com