Spanja regjistron 18 korrikun si ditën më të nxehtë që nga viti 1928

Spanja regjistron 18 korrikun si ditën më të nxehtë që nga viti 1928

Spanja regjistroi temperaturën më të lartë që nga viti 1928 të martën, më 18 korrik, prej 45.4 gradë Celsius në qytetin e Figueres, njoftoi të mërkurën agjencia meteorologjike e vendit.

Agjencia meteorologjike AEMET shpjegoi gjithashtu në një postim në Twitter se janë regjistruar rekorde në temperatura të larta dhe të ulëta në Spanjë gjatë valës së tretë të të nxehtit të kësaj vere.

Zëdhënësi i agjencisë, Ruben del Campo, tha se rekordi i mëparshëm ishte në qytetin e Daroca, në provincën Zaragoza, me 44.5 gradë Celsius në 2015.

Sipas shifrave të reja, 18 korriku ishte dita më e nxehtë në 95 vjet në Figueres në provincën Girona me 45.4 gradë Celsius.

Temperaturat shkuan mbi 43 gradë Celsius edhe në disa rajone të tjera, duke përfshirë Kordoba, Ishujt Balearik, Valencia dhe Aragoni.

Del Campo gjithashtu vuri në dukje se temperaturat më të ulëta theu gjithashtu një rekord, me 28 gradë Celsius në Ishujt Balearic dhe Valencia, të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes.

/Motilokal.com