Kjo është rruga më e rrezikshme në botë/ VIDEO

Kjo është rruga më e rrezikshme në botë/ VIDEO

Udhëtimet rrugore janë një mënyrë relaksuese për të kaluar disa orë me miqtë ose familjen apo për ndonjë punë. Por disa vende në botë nuk kanë trotuare, rrugë të bukura ose autostrada të.

Një pjesë e madhe e udhëtarëve, zgjedhin të ndjekin me veturë rrugët e bukura natyrore, ku ndryshimi i peizazheve përbën një eksperiencë unike.

Megjithatë, arratisja në vende me bukuri dehëse nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, pasi disa rrugë nuk përmbushin as standardet minimale të sigurisë, kështu që çdo gabim i shoferit mund të jetë fatal.

Përgjatë maleve të Himalajeve shtrihen disa nga rrugët më të pabesë në të gjithë botën. Të gdhendura nga faqja e një shkëmbi të pjerrët, këto kalime me një korsi, të pashtruara dhe të paasfaltuara, nuk kanë absolutisht asnjë rrjedhje dhe as parmakë mbrojtëse nëse rrëshqitesh. Gabimi më i vogël do të thotë që ju do të rrëzoheni mijëra metra lartësi, për të mos u dëgjuar më.

Ndoshta nuk ka shembull më përfaqësues në nivel global sesa “Rrugët e Vdekjes” në Himalaje ndodhen rrugët më të frikshme dhe më të rrezikshme në botë.

Këto janë rrugë ku dy vetura mezi futen, barrierat e sigurisë bien në sy nga mungesa e tyre dhe nuk ka as më të voglin gjurmë asfalti. Në njërën anë të rrugës dallohet shkëmbi, duke qenë në çdo moment gati “të dënojë” këdo që bën gabimin më të vogël në timon, dhe në anën tjetër kotronë të mëdhenj që duken gati të shkëputen dhe të pushtojnë plotësisht kalimtarët fatkeq.

Rrezikun e pakrahasueshëm të rrugëve në malet më të larta në Tokë mund të dëshmojmë në një video të publikuar së fundmi në Twitter dhe në pak orë ka mbledhur më shumë se 4.3 milionë shikime.

Autobusët në rrugën e tmerrshme nga qyteti indian i Shimla-s në Luginën Pangi, ecin anash një shkëmbi dhe një pasagjer regjistron përvojën e tmerrshme në telefonin e tij celular.

Shumë përdorues të Twitter komentuan pamjet, ndërsa disa të tjerë nuk mund ta besojnë se ekziston një rrugë kaq e rrezikshme.


/Motilokal.com