Pamje dramatike nga Italia/ ‘Çmendet’ moti, tornado merr gjithçka përpara/ VIDEO

Pamje dramatike nga Italia/ ‘Çmendet’ moti, tornado merr gjithçka përpara/ VIDEO

Një tornado e fuqishme ka përfshirë Milanon së fundmi duke sjellë panik te qytetarët.

Për shkak të stuhisë pjesë të qytetit në Lombardi, në Italinë veriore, kanë mbetur të mbushura me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara pasi u goditën nga era dhe shiu.

Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio. Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen.

Zjarrfikësit janë dërguar në më shumë se 110 thirrje pasi moti i keq ka përfshirë qytetin, ku shumë zona janë përmbytur.

Dyshohet se disa persona janë lënduar, raporton faqja italiane e motit MeteoWeb.

/Motilokal.com