Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, nxehtë dhe reshje lokale shiu.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me re, intervale me diell dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 15 deri në 20 °C. Edhe e diela parashihet me mot pjesërisht me re e diell dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 17 deri në 26 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet të mbajë kryesisht me diell dhe mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 16 deri në 22 °C. E diela pritet të jetë pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 27 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperatura do të luhaten nga 15 deri në 24 °C. E diela parashihet të jetë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 18 deri në 20 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 18 °C. Dita e diel do të mbajë mot të vranë e reshje lokale shiu. Temperatura do të lëvizin prej 14 deri në 15 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë pjesërisht me re dhe mundësi për ndonjë rigë shiu. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 16 deri në 23 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, diell dhe në mbrëmje riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 24 °C.
/Motilokal.com
