Moti të shtunën në Bazel do të mbajë kryesisht i kthjellët e diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 15 deri në 24 °C. E diela do të mbajë pjesërisht me re paradite, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 27 °C.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 15 deri në 22 °C. Dita e diel parashihet të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 26 °C.
Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri në 26 °C. Moti të dielën parashihet pjesërisht me re e diell, pasdite dhe në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 30 °C.
Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 18 deri në 22 °C. Të dielën pritet mot pjesërisht me re, në mbrëmje me reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 26 °C.
Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të lehta shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 21 deri në 23. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me riga lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 20 deri në 25 °C
/Motilokal.com
