Ja si do të jetë moti të shtunën në Shqipëri

Ja si do të jetë moti të shtunën në Shqipëri

I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e shtunën në Shqipëri. Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Të shtunën termometri pritet të shënojë temperatura prej 31 deri në 37 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com