Ja si do të jetë moti të shtunën në Kosovë

Ja si do të jetë moti të shtunën në Kosovë

I nxehti përvëlues vijon edhe për ditën e shtunën në Kosovë. Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë vendin. Gjatë ditës së shtunë pritet të kemi erë dhe mundësi për rrebeshe shiu apo edhe stuhi, pasi rajoni është përfshirë nga stuhitë mundet që të kalojnë edhe nga vendi ynë.

Të shtunën termometri pritet të shënojë temperatura prej 27 deri në 35 °C.

Indeksi ultravjollcë (UV) do të jetë shumë i lartë, sipas ekspertëve shëndetësor kërkohet kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com