Tërbimi i motit: Ja ç’përjetoi Italia nga stuhia shkatërruese

Tërbimi i motit: Ja ç’përjetoi Italia nga stuhia shkatërruese

Një stuhi e fuqishme me erëra të forta, breshër, rrufe dhe tornadot kanë shkaktuar probleme të rënda në disa pjesë të Italisë.

Stuhi të reja dhe breshër të fortë goditën zonën më të gjerë të Milanos mbrëmjen e djeshme. Siç ndodhi në rajonin e Venetos, breshri i kaloi dhjetë centimetra në diametër, duke kujtuar topat e tenisit.

Në të njëjtën kohë, në rajonin e Chernuskos, një tornado shkaktoi dëme në çatitë e shtëpive, me trungje pemësh dhe degë të rëna. Shumë garazhe dhe nënkalime u përmbytën nga reshjet e shiut.


Në zonën e Vareses, rrufeja godet çatinë e një shtëpie dhe merr flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e Zjarrfikëses për shuarjen e saj.

Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona (përfshirë dy fëmijë 11 dhe 12 vjeç) u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Ata u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit, shpinë, gjoks dhe kyçin e këmbës – të gjithë u dërguan në spitalin lokal.

Në të njëjtën kohë, dëme të rënda u raportuan edhe në provincën e Breshias, ku dy punëtorë 56-vjeçar u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia. Dritaret kanë rënë nga një lartësi prej rreth gjashtë metrash: njëri ka mbetur i plagosur në gjymtyrë, ndërsa tjetri në kokë dhe krah. Të dy u dërguan në Spitalin Provincial të Breshias.


Rajoni i Lombardisë do t’i kërkojë qeverisë Meloni të shpallë një gjendje fatkeqësie natyrore, ku nga breshëri kanë mbetur të lënduar të paktën shtatë banorë.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer mbi 110 operacione në të gjithë rajonin, me vëmendje të veçantë në Brianza ku ka nënkalime të përmbytura, çati të zbuluara dhe disa pemë të rrëzuara.

/Motilokal.com